Formacionet zyrtare: Kosovë - Qipro
Kombëtarja e Kosovës ditën e martë do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare si nikoqir i Qipros, në "Fadil Vokrri".
"Dardanët" me një barazim ose fitore do ta vulosnin pozitën e dytë në tabelë, që pastaj do të ndihmonte edhe që të jemi në vazon e katërt në kualifikimet për Kampionat Evropian.
Në anën tjetër, me një humbje dhe një fitore të Irlandës Veriore ndaj Greqisë, do të ishte dështimi më i madh që i bie të binim në ligën D të Ligës së Kombeve.
Ashtu siç raportoi gazeta Nacionale, tani formacioni zyrtar është bërë publik edhe në UEFA.
Kosovë (4-2-3-1): Ujkani; Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani; Fazliji; Muslija, Celinal Rashani, Muriqi, Zeneli.
Qipro (4-3-3): Panayl; Andreou, Roberge, Katelaris, Ioannou; Kastanos, Artymatas, Kryaloku; Loizou, Sotliriou, Tzionis.
