Forcat ukrainase hyjnë në qytetin e Izium pas pesë muajsh pushtim rus - NACIONALE

Forcat ukrainase hyjnë në qytetin e Izium pas pesë muajsh pushtim rus

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Forcat ukrainase kanë hyrë në Izium pasi kanë detyruar trupat ruse të tërhiqen, ka bërë të ditur të shtunën për CNN një oficer i përfshirë në operacionin për çlirimin e qytetit strategjik lindor.

Izium, i cili ndodhet pranë kufirit midis rajoneve Kharkiv dhe Donetsk, kishte qenë nën pushtimin rus për më shumë se pesë muaj dhe ishte bërë një qendër e rëndësishme për ushtrinë pushtuese.

"Ne sapo kemi filluar pastrimin e qytetit. Njësitë e para ushtarake janë brenda," është shprehur oficeri për CNN.

Ndërkohë edhe një zëdhënës i Brigadës Bohun të Forcave Tokësore të Ukrainës tha në një deklaratë më herët të shtunën se "rusët u arratisën duke lënë armë dhe municion pas. Qendra e qytetit është e lirë."

Disa video të trupave ukrainase duke qëndruar në shenjën Izium në hyrje të qytetit u postuan në Telegram.

Lajme të ngjashme