Forcat izraelite vrasin dy palestinezë në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Forcat izraelite vrasin dy palestinezë në Jerusalem dhe në Bregun Perëndimor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat izraelite vranë një palestinez që kreu një sulm me thikë në Jerusalem të enjten, tha policia, ndërsa mjekët thanë se një palestinez tjetër është qëlluar për vdekje nga ushtria gjatë një bastisjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Gjatë natës, forcat izraelite e bastisën Beit Duqu-n, vendlindje e një palestinezi në Bregun Perëndimor, që u qëllua për vdekje të mërkurën përderisa po kryente një sulm me thikë dhe me veturë, duke lënë të plagosur një oficer ushtarak izraelit.

Ushtria izraelite tha se palestinezët hodhën gurë dhe bomba me karburant në drejtim të ushtarëve, të cilët u kundërpërgjigjën me mjete për shpërndarje të turmave dhe të shtëna. Mjekët thanë se një 45-vjeçar është vrarë, raporton agjencia “Reuters”.

Në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, policia izraelite tha se një palestinez theri një oficer gjatë një operacioni kërkimi. Oficerët e qëlluan për vdekje sulmuesin, tha policia, duke e përshkruar atë si banor të Jerusalemit Lindor.

Dhuna në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor është shtuar në muajt e fundit, pasi Izraeli filloi një fushatë si kundërpërgjigje ndaj një vargu të sulmeve vdekjeprurëse në rrugët e këtij shteti.

Lajme të ngjashme