Fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë euro për minatorët e Trepçës
Fondacioni Golden Eagle ka njoftuar se kanë ndarë donacion rreth 10 mijë euro për minatorët e Trepçës.
Nga ky fondacion kanë thënë se ky donacion tregon përkushtimin e tyre dhe mbështetjen për punëtorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Fondacioni Golden Eagle ndanë donacion prej 10,000 euro për Sindikatën e minatorëve të Trepçës, duke treguar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe mbështetjen për punëtorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.” – thuhet në njoftim.