Fluks i shtuar në kufi, kolona në Dheu i Bardhë dhe Merdarë - NACIONALE

Fluks i shtuar në kufi, kolona në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Fluks i shtuar është regjistruar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa pritjet më të gjata janë shënuar në Dheu i Bardhë dhe Merdarë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të fundit, qytetarët që hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë po presin deri në dy orë e gjysmë.

Në dalje nga kjo pikë, pritjet arrijnë rreth 40 minuta.

Kolona janë krijuar edhe në Merdarë, ku pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 60 deri në 80 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.

Lajme të ngjashme