Florian Marku zbulon datën kur do të përballet në "Air Albania"
Pritja e madhe ka marrë fund, boksieri shqiptar Florian Marku ka njoftuar të gjithë se më 25 gusht do të përballet në "Air Albania".
Pasi fitoi titullin e kampionit të botës, Marku tani synon ta mbrojë në Tiranë.
Përmes një shkrimi në "Facebook", Marku bëri të ditur se më 25 gusht do përballet në "Air Albania", derisa informatat e tjera do të dalin këtë javë.
"25 Gusht ne stadiumin Air Albania
Kundeshtari dhe info per biletat do dalin ket jav", shkroi ai.