“S’ishte nata ime”, Florian Marku flet për herë të parë pas humbjes nga Kongo - NACIONALE

“S’ishte nata ime”, Florian Marku flet për herë të parë pas humbjes nga Kongo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Florian Marku thotë se dje s’ishte nata e tij dhe që do të kthehet më i fortë, pas humbjes së pësuar nga Chris Kongo.

Shqiptari shijoi disfatën e parë në karrierë, duke u mposhtur nga britaniku, që mori fitoren pas votave të gjyqtarëve.

E për herë të parë, Marku ka reaguar në rrjetin social “Facebook”, ku shkroi se e kishte harruar ndjenjën e humbjes dhe që është gati të rikthehet më i fortë.

Faleminderit Zotit për gjithçka, si në fitore ashtu edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time”.

“E kisha harruar këtë ndjenjë, por dje nuk ishte nata ime. Kështu ishte diçka e shkruar. Justifikimet s’më pëlqejnë!”.

Dua t’iu falënderoj nga zemra të gjithëve ata që ishin dje në stadium dhe juve që më keni ndjekur nga ekrani. Do të rikthehem më i fortë se kurrë”, deklaroi Marku.

Përndryshe, për Markun kjo ishte humbja e parë në karrierë derisa numëron 13 fitore dhe një barazim në përgjithësi.

Lajme të ngjashme