Flet producentja e serialit “Rrushe” për vendosjen e titrave shqip nga Top Channel - NACIONALE

Flet producentja e serialit “Rrushe” për vendosjen e titrave shqip nga Top Channel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Producente dhe aktorja kryesore e serialit ”Rrushe“, Doresa Rexha, ka treguar pse Top Channel ia ka vëndosur titrat serialit kosovar.

Me anë të një shkrimi të gjatë në Facebook, Rexha, ka thënë se serialit i janë vendorur titra për përsonat që kanë problem me dëgjimin.

Si producente dhe aktore në serialin "Rrushe", fillimisht dua ta falënderoj gjithë audiencën shqiptare kudo në botë për vlerësimin e mirë që i ka bërë e po i bën serialit “Rrushe”, prodhim i GjirafaStudios! Kjo është shumë motivuese për mua dhe për ekipin që të vazhdojmë me planifikimin për realizimin e Sezonit të Dytë të serialit.

Duke parë debatet që ka ngjallur titrimi i serialit “Rrushe” në Top Channel, mund të them që arsyeja kryesore pse kemi vendosur të kemi titrim ka qenë ofrimi i mundësisë që serialin të mund ta përcjellin dhe ta shijojnë edhe personat që nuk mund të dëgjojnë apo personat me dëgjim të dëmtuar”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se arsyeje tjetër është edhe përdorimi i disa zhargoneve lokale në serialin në fjalë.

Veç kësaj, ata që e kanë parë serialin, e kanë vërejtur që për hir të origjinalitetit, në serial, përveç gjuhës dialektore, përdoren edhe lokalizmat, zhargoni, “slang”-u, etj., që jo domosdo kuptohet nga të gjithë, prandaj është menduar që titrimi për transmetim në Top Channel të bëhet sa më afër gjuhës standarde, në mënyrë që çdo detaj i dialogjeve të kuptohet nga gjithë audienca shqiptare, siç është praktikë në shumë vende të botës me diversitet gjuhësor”, ka shkruar ajo me tej.

Lajme të ngjashme