Flet Koci pas sulmit me grusht në krye: Dy personat qe më sulmuan ishin serbë
Avokati Arianit Koci është sulmuar nga dy persona dhe sipas tij dy të rinjtë kanë qenë të nacionalitetit serb.
Koci për Klan Kosovën ka thënë se nuk ka lëndime dhe se është mirë me shëndet.
“Së pari më duhet ta theksoj se nuk kam lëndime, jam mirë me shëndet. Ata dy persona që më sulmuan ishin dy të rinj të nacionalitetit serb”, ka deklaruar ai.
Koci gjithashtu ka treguar se pak para sulmit, të dyshuarit i pa me motor tek një pompë afër, pa tabela, dhe i njëjti deklaroi se ishte e çuditshme se si mund të shëtitnin me një motor pa tabela.
“Nuk dyshoj në një motiv të mundshëm. Nuk kam dyshime tek askush. Ka mundësi që vetëm të kenë qenë njerëz të rrugës që sulmojnë qytetar të rëndomtë rrugës”, tha Koci.