Flet edhe policia: Mjetet e dyshuara që u gjetën në QKUK ishin materiale shkollore - NACIONALE

Flet edhe policia: Mjetet e dyshuara që u gjetën në QKUK ishin materiale shkollore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës më herët njoftoi se në Institutet Paraklinike janë gjetur disa mjete shpërthyese

Po ashtu, u konfirmua që të njëjtat dyshohet të jenë nga koha e paraluftës.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka konfirmuar që të nëjtat nuk paraqesin rrezik pasi që janë “materiale shkollore”.

“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore.” – ka thënë ai për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme