Flet babai i cili dyshoi për ndërrimin e foshnjës: Njëherë më thanë djalë e ki, pastaj të ka vdekur vajza - NACIONALE

Flet babai i cili dyshoi për ndërrimin e foshnjës: Njëherë më thanë djalë e ki, pastaj të ka vdekur vajza

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një familje fillimisht është informuar se familjarja e tyre ka lindur me sukses një djalë, kurse pas rreth gjysmë ore, familja është njoftuar se, foshnja që ajo kishte lindur, e që në fakt ishte vajzë, ka vdekur. Babai i foshnjës ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Këtë ngjarje, Fatlum Alimi, babai i foshnjes, rrëfen se e ka bërë më të rëndë fakti se personeli i Gjinekologjisë fillimisht e njoftoi familjen se tyre se u ka lindur me sukses një djalë.

“Njëherë më thanë djalë e ki dhe ma kanë qitë përpara. E shiqova beben dhe ishte mirë. Kam dëshmitarë për këtë. Pas gjysmë ore erdhi doktoresha dhe tha ka ndërrua jetë fëmija. Atëherë ma humbi kontrollin. E kam humbë krejt kontrollin”, ka thënë Alimi për RTV Dukagjini.

Alimi thotë se përgjatë disa kontrolleve që gruaja e tij i kishte bërë më parë, ai e kishte ditur që është duke pritur vajzë.

Megjithatë, ai thotë se mjekët në gjinekologji pak ditë para lindjes së gruas, i kanë thënë se sipas kontrolleve të tyre është duke pritur djalë dhe jo vajzë.

Kjo ia shtoi atij bindjen, se gruaja e tij vërtetë e kishte kaluar me sukses lindjen.

“Kur e kam pasur në kontrolla në Fushë Kosovë, më kanë thënë se e kam vajzë. Kur e kam sjellë këtu për me u shtri në spital më kanë thënë “e ke djalë”. Ende pa lindë fëmija, këta e kanë bërë njëfarë kontrolle, pastaj i kanë treguar nuses se djalë e ke. Nusja ja ka thënë që vajzë e ka, por ata kanë insistua duke i thënë “djalë e ki””, ka shtuar ai.

Rasti i djeshëm ishte konfirmuar edhe nga Policia. Përderisa Klinika e Gjinekologjisë ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për ndërrim foshnjesh, por për keqinformim nga infermierja.

Lajme të ngjashme