Fjalimi i zjarrtë i Sali Berishës: Tregon dallimin mes vëllezërve myslimanë dhe atyre shqiptarë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Salih Berisha, kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë, kur kishte komentuar vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Kosovë. Ndodhi kjo në janarin e vitit 2022.
Ai në një fjalim para përkrahësve të tij, tregonte për dallimin mes vëllezërve myslimanë dhe atyre shqiptarë.
“Vjen këtu presidenti i Turqisë, i mirëseardhur çdo burrë shteti, jemi mikpritës. Por, prisni, miqtë e mi. U thotë në Parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë, se në vëllazëri ka rregullat. Dëgjo tani. Mirëpo ju e dini që në doktrinën fetare islame, zhvillohet koncepti jo i kombit por vëllazërisë. Ne kurrë nuk e kemi pranuar këtë. E kemi pranuar islamin, ndaj jam shprehur se islami ynë është evropian, po të jetë për vëllezër janë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptari. Janë ata të cilët kanë gjak shqiptar, sepse kështu kanë qenë”, thotë Sali Berisha.
Momenti: