“Fitores së Bedri Hamzës dhe kthimit të krerëve të UÇK-së”, Behrami thotë se PDK-ja është afër fitores së dyfishtë
Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ka kërkuar mobilizim të elektorati të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai ka bërë me dije se tani kur Kosova është afër kthimit nga Haga të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, elektorali i PDK-së duhet të jap gjithçka për fitoren e madhe.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo parti është në prag të fitores së dyfishtë.
“Që nga shkuarja e Presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli në Hagë, elektorati i PDK-së nuk është thyer kurrë. Tani, kur kthimi i tyre është më afër se kurrë, ne nuk duhet të demoralizohemi. Sot, si kurrë më parë, duhet të japim krejt çfarë kemi për t’ia sjellë fitoren e madhe PDK-së në prag të kthimit të tyre. Kokën lart — jemi shumë afër fitores së dyfishtë: Fitores së PDK-së, të Bedri Hamzës. Dhe fitores së kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”, ka shkruar ai.