Fitore Pacolli për vëllain që i fitoi grant: Ai është rritë në Londër në kulturë tjetër, është i suksesshëm - NACIONALE

Fitore Pacolli për vëllain që i fitoi grant: Ai është rritë në Londër në kulturë tjetër, është i suksesshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se as ajo, e as ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nuk e kanë ditur që vëllai i saj kishte aplikuar për grant për fermë, të cilin më pas edhe e fitoi.

Pacolli në “Dpt të Fidani”, ka deklaruar se ai e ka parë këtë si “proces të hapur ku secili fermer do të trajtohej në mënyrë të barabartë”.

“Jo, nuk e ka ditë ministri, nuk e kam ditë as unë që ka apliku, ai ka apliku dhe pasi ka fitu më ka njoftu që e ka fitu. Vëllai jem merret me bujqësi shumë kohë më parë, ka apliku edhe në komunën e Prishtinës shumë më herët. E sheh si diçka që duhet me qenë proces i hapur, dhe secili fermer që aplikon duhet me u trajtu në mënyrë të barabartë, dhe nëse vjen një fermer, po flas për vëllain tim, i cili si 17 vjeçar është largu prej Kosovës, dhe me jetu në një vend ku, prej moshës 17 vjeçar tash diku 50 vetave, ti formësohesh në një kulturë tjetër, dhe nuk mendon se ti duhesh me pasë vëllain apo motrën me të ndihmu.” – ka thënë ajo, transmeton Nacionale.

Deputetja e pushtetit ka shtur se vëllai i saj “është rritur në një kulturë tjetër”, dhe se është njeri i suksesshëm në Londër.

“Në Londër s’e ka pasë askënd me i ndihmu, është i sukesshëm edhe në Londër, nuk ka pasë nevojë për kërkon me i ndihmu. Pra, ai është rritë në një kulturë tjetër, është pjekë në një kulturë ku vlerësohesh drejt dhe në bazë të meritës. Ka apliku në atë kuptimin që në jam fermer, në përputhje me thirrjet e ministrisë, me dëshirën e madhe që ka pasë që të kthehet në Kosovë, ai është kthy në Kosovë, pret edhe fmailjen ta merr, por pret që fëmijët ta përfundojnë një cikël në shkollë që duhet ta përfundojnë, ai është kthyer në Kosovë që të investojë.” – u shpreh Pacolli.

Lajme të ngjashme