Finlanda në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën
Tytti Tuppurainen, ministrja e shtetit të Finlandës, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ka ardhur koha që Kosovës ti liberalizohen vizat.
Ajo ka ritheksuar mbështetjen e Finlandës për liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Dua ta bëj shumë të qatë, Finlanda është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Sigurisht që e meritoni, Të rinjtë tuaj e meritojnë. Kam takuar shumë të rinj kosovarë që janë të etur për të udhëtuar, për të pasur të drejta të barabarta për të udhëtuar”, tha ajo për KosovaPress.