Finlanda mbyll kufirin për turistët rusë - NACIONALE

Finlanda mbyll kufirin për turistët rusë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Nga dita e premte Finlanda do të mbyll kufirin e saj për turistët rusë – fqinji i fundit i Moskës në Bashkimin Evropian që po e bënë këtë.

Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania mbyllën kufijtë e tyre për turistët rusë në fillim të këtij muaji. Megjithatë, ministri i Jashtëm finlandez tha se rusët do të lejohen të vizitojnë familjen ose të lëvizin për punë e studime në Finlandë.

Vendimi për mbylljen e kufirit vjen pasi numri i rusëve që mbërrinin në kufi u rrit pas një thirrjeje prej 300,000 rezervistësh ushtarakë nga presidenti Vladimir Putin.

Pas kësaj thirrjeje radhë të gjata janë krijuar në të gjitha pikat kufitare të Rusisë, përfshire kufirin me Gjeorgjinë e cila nuk kërkon vizë për udhëtim.

Finlanda - e cila ndan një kufi 1,300 km me Rusinë dhe kërkon vizë - gjithashtu raportoi një rritje të njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin pas mobilizimit të pjesshëm.

Lajme të ngjashme