Fillon takimi mes Ukrainës e Rusisë në Stamboll - NACIONALE

Fillon takimi mes Ukrainës e Rusisë në Stamboll

1 vit më parë

nga NACIONALE

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia e kanë filluar takimin sy më sy për herë të parë që nga muajt e hershëm të luftës.

Edhe pse në takim nuk ndodhen presidentët e dy vendeve, Volodymyr Zelensky e Vladimir Putin, fakti që zyrtarët janë bashkë në të njëjtën dhomë shënon një moment domethënës, raporton televizioni CNN.

Delegacioni ukrainas po drejtohet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ndërsa pala ruse nga ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky.

Takimi po drejtohet nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, i cili u uroi “fat të mirë” delegacioneve.

Në një fjalim në fillim të takimit, kryediplomati turk tha: “Ky takim e shënon kontaktin e parë të drejtpërdrejtë që nga marsi i vitit 2022. Ne duket ta shfrytëzomë këtë mundësi për të bërë progres në rrugën drejt paqes”, raporton televizioni CNN.

“Përderisa lufta po vazhdon të marrë jetë, zbatimi i menjëhershëm i një armëpushimi është bërë gjithnjë më jetik. Fazës së ardhshme do t’i jepet formë së bashku përmes zgjedhjeve që ne i bëjmë dhe hapave që i ndërmarrim” – shtoi ai.

Fidan i përshkroi negociatat e së premtes si “bisedime teknike” që do ta ndërtojnë themelin për një takim të mundshëm mes udhëheqësve të të dyja vendeve.

Lajme të ngjashme