Fillon takimi i Listës Serbe në Zveçan, marrin pjesë edhe eprorët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës
Ka filluar takimi i Listës Serbe me serbët që janë pjesë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në ketë takim, i cili po mbahet në komunën e Zveçanit, pritet të diskutohen hapat që do t`i ndërmarrin serbët e Kosovës në raport me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.
Ditë me parë, përfaqësuesit e Listës Serbe kanë bërë me dije se në këtë takim do të diskutohet edhe mundësia e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.
Madje, ata kanë paralajmëruar se do të organizojnë edhe protesta për ta kundërshtuar zbatimin e vendit të Qeverisë së Kosovës.
E në takimin e thirrur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, po marrin pjesë edhe eprorë serbë të cilët punojnë në Policinë e Kosovës.
Ata shihen të ulur në radhë në një sallë në objektin e Komunës së Zveçanit, ku po diskutohet dalja ose jo nga institucionet e Kosovës.
Bashkë me ta janë edhe zyrtarë të komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe institucione të tjera.
