Fillon ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve - NACIONALE

Fillon ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve.

Me anë të një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë.

Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai gjithashtu u shpreh se siguria e qytetarëve tanë është prioritet.

Lajme të ngjashme