Fillon dëshmia e dëshmitares 49: Do të përgjigjet për një vrasje që është e përfshirë në aktakuzë - NACIONALE

Fillon dëshmia e dëshmitares 49: Do të përgjigjet për një vrasje që është e përfshirë në aktakuzë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka filluar dëshmia e dëshmitare 49 në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo dëshmitare është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar në sesion privat për publikun. Mirëpo, sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, dëshmitarja do të flas lidhur me një viktimë vrasje që përmendet në aktakuzë për të cilën pretendohet se është vrarë pasi që është marrë dhe dërguar në UÇK në zonën e Llapit.

“Dëshmia e dëshmitarit 04881 ka të bëjë me një viktimë vrasje në aktakuzë që është vrarë pasi është marrë dhe dërguar në UÇK-ja në zonën e Llapit. Dëshmia e dëshmitares përshkruan rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje dhe çfarë i kanë thënë familja e saj dhe rrethanat që kanë ndikuar mbi të”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.

Lajme të ngjashme