Fillimisht takim një me një Kurti-Mickoski, pastaj biletaral mes delegacionesh qeveritare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të pritet nga homologu i tij maqedonas në Shkup, Hristjan Mickoski, ku fillimisht pritet takim një me një mes kryeministrave, për t’u pasur me takim bilateral të delegacioneve qeveritare.
Kështu njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku pas takimit po ashtu njoftohet për konferencë të përbashkët për shtyp.
Tv21 në Maqedoni të Veriut shkruan se pritet që në këtë takim mes Kurtit dhe Mickoskit të jetë edhe incidenti në aeroportin e Shkupit që i ngjau Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.