Fetahu: Ngritëm në Kushtetuese tri çështje fundamentale
Faton Fetahu, avokat i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka treguar për përmbajtjen e lëndës që sot PDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetues.
Ai ka bërë me dije se në rastin që kanë dorëzuar sot kanë ngritur tri çështje.
“Sot ngritëm në Gjykatën Kushtetuese tri çështje fundamentale. Në thelbin e kërkesës që parashtruam sot janë tri çështje të cilat e përbëjnë objektin e kësaj kërkese. E para: vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E dyta: vendimi procedural për të ndryshuar mënyrën e votimit për sa i përket nënkryetarëve të Kuvendit, ngaqë deri më tani, sipas arkivit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta: ngritëm çështjen e konstatimit jo kushtetues mbi konstituimin e Kuvendit pa një anëtar të kryesisë nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar. Këto janë tri çështje të cilat i kemi arsyetuar pranë kësaj gjykate. E para, në lidhje me, siç e tha edhe Përparimi edhe kryetari i grupit, në lidhje me dështimin që Kuvendi të konstituohet me afatin 30-ditor, përkatësisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në shkelje të këtij afati. Së dyti: mosmbajtja e seancave konstituive, apo mbështetja e përpjekjeve që brenda këtij afati kushtetues të mbahen seancat siç i përcakton Kushtetuta, rregullorja e punës së Kuvendit dhe gjykimet e Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht çdo 48 orë. Për sa i përket shkeljeve të evidentuara nga ana jonë, ose të pretenduara nga ana jonë, në lidhje me çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë, përkatësisht konstatimit se Kuvendi është konstituar, ne konsiderojmë që Kuvendi nuk është konstituar, sepse këtë e thotë edhe Kushtetuta, edhe rregullorja e punës së Kuvendit, edhe arkivet e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.