Festat e fundvitit, pritje të gjata nëpër pikat kufitare
Po vazhdon të ketë qarkullim të madh nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Sipas “Kosova Press”, pritje më të gjata ka te Dheu i Bardhë, rreth 150 minuta, dhe ka kolonë në hyrje prej 1800 metra.
Kolonë ka edhe në Muçibabë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 110 minuta.
Në Jarinjë pritja është 60 minuta, ndërsa në Merdarë ka kolonë rreth 40 metra.