Festa me flamurin e Kosovës në Eurovision, dikush nga delegacioni serb tenton ta largojë
Albert Limani ka bërë të ditur se derisa po festonin paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision në qendrën e mediave, një grua nga delegacioni serb ka tentuar t’ua largojë flamurin e Kosovës.
Limani në një shkrim në Facebook, ka thënë se ajo u tha se “ky flamur nuk lejohet këtu”.
“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.
Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.
Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar ai.