Ferizi: Përmes kreut të një institucioni treguam që jemi racistë - NACIONALE

Ferizi: Përmes kreut të një institucioni treguam që jemi racistë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Neri Ferizi, ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet një vajzë e mitur e komuniteteve pakicë duke u larguar me dhunë nga një lokal, derisa paraprakisht kërkoi lëmoshë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Përmes një postimi në Facebook, Ferizi ka thënë se nëpërmjet institucionëve e shfaqëm racizmin tonë.

Edhe njëherë, përmes kreut të një institucioni treguam që jemi racistë. Nëse ka dikush dyshime për racizmin tonë kolektiv, le ta ndjekin videon e publikuar”, ka shkruar Ferizi.

Ndërkohë, Nacionale kontaktoi ministrin Peci për të biseduar rreth kësaj çështje, por ai shkurt na tha: “Pyetjet pasi keni bërë fillimisht postime, nuk kanë kurrfar kuptimi”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Nacionale bisedoi me ish-deputetin egjiptian, Veton Berisha, i cili u shpreh mjaft i shqetësuar për këto raste.

“Këto raste janë shqetësuese për mu. Për faktin, se e para, në çfarë gjendje janë komunitetet dhe kanë fillu me u bë tradicionalisht lypsar, sepse ata duhet me mbijetu diqysh.” – na tha ai.

Lajme të ngjashme