Ferizaj me nënkalimin më të madh në historinë e Kosovës, Aliu: Është një kryevepër infrastrukturore
Komuna e Ferizajt mbrëmë ka përuruar nënkalimin më të madh në historinë e Kosovës.
Kryetari i kësaj komunë, Agim Aliu, është shprehur krenar me përfundimin e këtij projekti.
Ai ka bërë me dije se kjo është vepër identitare e Ferizajt, e cila transformon qytetin.
“Mes buzëqeshjeve të fëmijëve👦🏼👧energjisë së jashtëzakonshme e entuziazmit të pamatshëm të qytetarëve, nën shkëlqimin e qindra fishekzjarreve🎇 në qiellin plot tullumbace bardhë e blu ⚪️🔵ku valonte mes të tjerëve flamuri i SHBA-ve 🇺🇸simbolikë në ditën e tij të Pavarësisë, përuruam veprën identitare të Ferizajt✂️ një kryevepër infrastrukturore🏗️projektin madhështor të transformimit urban - Nënkalimin tek Stacioni Policor në Ferizaj. Ta gëzoj Ferizaj🙏🏻ta gëzojnë ferizajasit❤️për brezat sot e të së ardhmes!”, ka shkruar Aliu, derisa në profilin e tij në “Facebook” ka shpërndarë një video nga ceremonia e përurimit të nënkalimit.