Ferizaj: Drejtuesi i traktorit me rimborkio të ngarkuar me dru humb jetën
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një drejtues i mjetit motorik-traktor, ka humbur jetën në rrethana të panjohura.
Në raport thuhet se traktori ishte me rimborkio të ngarkuar me dru, dhe vdekjen e drejtueseit pas aksidentit e kanë konstatuar ekipet mjekësore.
“I dyshuari m/k, derisa ishte duke drejtuar mjetin motorik-traktor me rimorkio (të ngarkuar me dru) në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit. Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.”- thuhet aty.