Feraj sulmon mediat: E dhimbshme ku ka përfunduar, çfarë degradimi i vetes
Hysamedin Feraj, kandidat i VV-së për deputet, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur shumë kritika ndaj mediave.
Më saktë, ai ka shpërndarë një video të Klan Kosovës, duke sulmuar mediat në tërësi, teksa ka shkruar se është degraduar.
“E dhimbshme ku ka përfunduar media!
Në epokën e vet te artë, në sistemet demokratike perëndimore, media informonte qyetetarët për atë që mund të fshehte politika. Kishte autoritetin e "pushtetit të katërt".
Tani, në Kosovën demokratike, përballë qytetarëve, medien duhet ta mbrojë policia e shtetit kundër të cilit ajo medie nxit urrejtje! Jo kritikë, urrejtje! Ç'farë degradimi i vetes!” – ka shkruar Feraj.