Feraj reagon për “Calin”: Sot të dënuan ty me burg, nesër të gatshëm ta dënojnë Kosovën me Zajednicë
Anëtari i Kryesisë së LV-së, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas dënimit që Gjykata Speciale i ka shqiptuar ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se sot kanë dënuar “Calin” me burg, ndërsa nesër mund të dënohet Republika e Kosovës me “Zajednicë”.
“Sot të dënuan TY me burg, nesër të gatshëm ta dënojnë Republikën e Kosovës me Zajednicë! Po po: "partnerët alterantivë!". Bashkë me ta, një pjesë e shoqërisë civile, biznismenëve, etj.”, ka shkruar Feraj.