Feraj postoi një status, reagon Olluri: Kqyrne çfarë Albini, ditët e bukura të marsit i harxhon në shëtitje - NACIONALE

Feraj postoi një status, reagon Olluri: Kqyrne çfarë Albini, ditët e bukura të marsit i harxhon në shëtitje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me një status të publikuar nga Hysamedin Feraj i Lëvizjes Vetëvëndosje, i cili mes tjerash, kujtonte një shëtitje me kryeministrin Albin Kurti derisa në fund, deklaronte se “Zajednica nuk kalon”.

Olluri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti “ditët e bukura të marsit i harxhon në shtëtitje me Ferajn, e ne presim sukses prej tij”.

“Kqyreni bre çfare Albini. Ditet e bukura te marsit i harxhon ne shetitje me Hysamedin Ferajn. E na qytetaret presim prej tij sukses ne fushen e ekonomise.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, në postimin e tij ku “kujtonte” shëtitjen me Kurtin, Feraj shkroi: “Më duket se po nxitohemi me ardhë në pushtet. Mirëpo LVV më parë ka mision emancipimin politik të popullsisë, krijimin e qytetarisë aktive..., duke qenë në radhët e saj...”.

Lajme të ngjashme