Feraj i VV-së lidh opozitën me Vuçiqin, sulmon edhe SBAShK-un: "Duan ta rrëzojnë Kurtin pas 1 shtatorit"
Këshilltari i Kurtit për zbatimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, Hysamedin Feraj, ka bërë një status tjetër në Facebook në të cilin ka lidhur opozitën me Listën Serbe, dhe ka sulmuar sindikalistët e arsimit.
Feraj, një aktivist i shquar politik i Vetëvendosjes, ka përmendur edhe mundësinë e “rrëzimit të Qeverisë Kurti” duke e lidhur opozitën e Kosovës me Listën Serbe dhe Aleksandër Vuçiqin.
Kjo nuk është hera e parë që Feraj ka përmendur “rrëzimin e Qeverisë Kurti” si mundësi, përkundër që opozita ka qenë përgjithësisht e heshtur në lidhje me një kërkesë të tillë, duke akuzuar qeverinë për keq-qeverisje por duke mos kërkuar zgjedhje të reja.
Z. Feraj ka implikuar se edhe sindikalistët e arsimit kanë qenë prapa kësaj ndërmarrjeje, por duke e zbutur kërkesën me anë të 100 eurove në muaj.
Statusi i plotë:
“A do t’i njoftojë opozita Escobarin dhe Lajçakun, im personae, se janë po aq të vendosur sa Lista Serbe dhe njëkohësisht me serbët e veriut, pra mbas 1 shtatorit, ta rrëzojë Qeverinë Kurti bashkë me kërkesat që e kanë acaruar situatën, domethënë Vuçiqin? Të presim e të shohim! Deri tani, vetëm “mësuesit” kanë treguar se heqin dorë nga ajo sipërmarrje nëse qeveria u paguan nga 100 euro. Përndryshe janë SBAShK-u me ta. Ky po që është varianti i patriotizmit që mësuesit edukojnë te fëmijët tanë. Jo si pjesa tjetër e opozitës që nuk ka vendosur çmim të qartë por i bie rrotull. Ky është sindikalizëm: nuk shkon kah frynë era, por kah fryhen xhepat!”