Feraj i tregon Macronit: Gjasat që Serbia të bashkohet me Perëndimin e papërçarë kundër Rusisë janë afër zeros
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka shtruar një pyetje.
“A mund të kthehet Serbia krah Perëndimit kundër Rusisë?” – është pyetja që ia shtron vetes Fera.
“Përgjigjja e shkurtër: jo” – vazhdon Feraj.
Feraj ka pasur edhe një përgjigje të gjatë.
“Përgjigjja e gjatë: po, por vetëm me një pjesë të Perëndimit kundër një pjese tjetër të Perëndimit, dhe vetëm me atë pjesë të Perëndimit me të cilën është rreshtuar edhe Rusia” – tha ai.
Në fund, ai ka thënë se gjasat që Serbia të bashkohet me Perëndimin e papërçarë kundër Rusisë janë zero.
“Përndryshe, pot të vijohet dija probabël e Macronit, gjasat që Serbia të bashkohet me Perëndimin e pa përçarë kundër Rusisë, janë afër zeros, dhe pra përpjekje të shpenzuara kot. Këto përpjekje Serbia i percepton me të drejtë si përçarje e Perëndimit në qëndrimet ndaj Rusisë, dhe prandaj luan e sigurt lojën e pronarit të kazinosë politike, ku zakonisht (pra me probabilitet të madh) humbin lojtarët dhe fiton pronari” – tha ai.