Feraj i paqartë: Edi Ramën e mori në qafë “grupi i Prishtinës”
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Hysamedin Feraj, ka shkruar një status të paqartë në Facebook. Ai ka shkruar se Kyeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e “mori në qafë, grupi i Prishtinës”.
Nuk dihet se në kënd ka aluduar Feraj, kur konstatoi se Edi Ramën e ka “marë në qafë” një grup që vjen nga kryeqyteti i Kosovës.
Por, ajo që dihet është se Feraj së bashku me z. Elvis Hoxha, e disa të tjerë, në Kosovë, shpeshherë janë quajtur “Grupi i Tiranës” që e përkrahë Kurtin.
Siç duket z. Feraj ka dashur që me të njejtin emërtim ta etiketoj një grup të afërt me kryeministrin Rama, por emrat e pjesëmarrësve të këtij grupi, redaksia e Nacionales nuk i di.
"Grupi i Prishtinës" e mori në qafë Edi Ramën!