Federata Evropiane e Gazetarëve: I bëjmë thirrje Osmanit të flasë për KPM-në - NACIONALE

Federata Evropiane e Gazetarëve: I bëjmë thirrje Osmanit të flasë për KPM-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Evropiane e Gazetarëve, ka vënë në pah heshtjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përballë miratimit të ligjit të KPM-së, të miratuar në Kuvend nga Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Disa organizata të tjera dheFederata Evropiane e Gazetarëve janë shprehur të shqetësuar dhe kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që ta hedh poshtë ligjin e miratuar të KPM-së, e nga Presidentja kanë kërkuar që të theksoj përkushtimin e saj për lirinë e mediave në Kosovë.

“Ligji i ri në Kosovë, rrezikon lirinë e mediave, bashkë me partnerët e Lirisë së Mediave në Evropë, i bëjmë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të flasë dhe të mbrojë lirinë e mediave”, shkruan Federata Evropiane e Gazetarëve në platformën “X”.

Lajme të ngjashme