Faturat e larta të rrymës, Tahiri e quan "goditje të rradhës ndaj familjeve kosovare" nga Qeveria - NACIONALE

Faturat e larta të rrymës, Tahiri e quan "goditje të rradhës ndaj familjeve kosovare" nga Qeveria

2 vjet më parë

nga NACIONALE

S’i ka disa javë që e shpallën babadimër Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “e lëshoi dorën” me nga 100 euro për fëmijë e pleq, por ky “gëzim” shterroi te fatyrat e stërlarta të rrymës që i kanë lënë “frymë në fyt” shumëkujt.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili shkroi në një reagim se “faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare”.

Reagimi i Tahirit:

Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet "e fuqishme" të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare. Në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin. Kosova meriton më mirë!

Lajme të ngjashme