“Fatkeqësisht, takimet s’patën sukses”: Borrell flet për bisedimet në Mynih me Kurtin dhe Vuçiqin rreth dinarit
Në një përmbledhje të përmbajtjes së bisedimeve në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, i ka quajtur të pasuksesshme bisedimet veç-e-veç me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, fatkeqësisht pa sukses”, ka shkruar Josep Borrell.