“Fatkeqësisht”, Hoti: Regjistrimi i popullsisë po dështon të realizohet sivjet - NACIONALE

“Fatkeqësisht”, Hoti: Regjistrimi i popullsisë po dështon të realizohet sivjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se procesi i regjistrimit të popullsisë është në prag të dështimit.

Ai ka thënë se këtë e kanë treguar drejtuesit e Agjencisë së Statistikave, të cilët sot kanë raportuar në Komisionin Parlamentar për Buxhet.

“Fatkeqësisht, regjistrimi popullsisë po dështon të realizohet sivjet. Drejtuesit e Agjencisë së Statistikave e bën të qartë këtë sot në raportimin në Komisionin për Buxhet. Detajet do t'i bëj të ditura në ndërkohë”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme