Faruk Statovci ia zbulon synimet Mefail Bajqinovcit: Na ka thanë që do të dalë kandidat për kryetar të Prishtinës - NACIONALE

Faruk Statovci ia zbulon synimet Mefail Bajqinovcit: Na ka thanë që do të dalë kandidat për kryetar të Prishtinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i futbollit, Faruk Statovci, ia ka nxjerr në publik synimet deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit.

Bajqinovci kishte qenë i ftuar në emisionin EuroDueli në Dukagjini disa kohë më parë.

Statovci gjatë një diskutimi për politikë mbrëmjen e kaluar, tregoi se Bajqinovci do të kandidojë për kryetar të Prishtinës.

“Nashta dal me Mefailin për kryetar të Prishtinës i ndihmoj. Votën ia qes kujt të dua”, tha Statovci.

Këtu ndërhyu edhe profesori Bylbyl Sokoli.

“Ti e shpalle kandidaturën e Mefailit”, i tha Sokoli-Statovcit.

E Faruk Statovci tregoi se këtë gjë ia ka treguar Mefail Bajqinovci.

“Qishtu na ka thanë mu e ty, a na ka thanë qashtu”, tha Statovci.

Por, këtë gjë e mohoi Sokoli, pavarësisht se Statovci insistonte se kjo është e vërteta.

“Ja mua nuk më ka thanë”, tha Sokoli.

Lajme të ngjashme