Faqja e Presidencës: Jakup Krasniqit i shkruan në biografi se ishte arrestuar “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” - NACIONALE

Faqja e Presidencës: Jakup Krasniqit i shkruan në biografi se ishte arrestuar “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës e ka një rubrikë ku janë të publikuar emrat e ish-presidentëve dhe U.D presidentëve të Kosovës.

Në mesin e tyre, është edhe emri i Jakup Krasniqit.

Megjithatë, çudit fakti se në biografinë e Jakup Krasniqit, në faqen e Presidencës, theksohet qysh në fillim se ai ishte arrestuar nga Gjykata Speciale.

“Jakup Krasniqi (i lindur më 1 janar 1951) në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit, është politikan shqiptar dhe ish-President i përkohshëm i Kosovës. Ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Gjatë Luftës së Kosovës ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Në nëntor të vitit 2020 u arrestua për krime lufte kundër njerëzimit të paraqitura para Dhomave Speciale të Kosovës”, thuhet në faqen e Presidencës.

E njëjta nuk ka ndodhur edhe me ish-presidentin Thaçi, të cilit nuk i figurojnë akuzat e Dhomave të Specializuara.

Lajme të ngjashme