Qendra për Punë Sociale në Podujevë ia merr tre fëmijët familjes Berisha - NACIONALE

Qendra për Punë Sociale në Podujevë ia merr tre fëmijët familjes Berisha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra për Punë Sociale e Komunës së Podujevës ua ka marrë të drejtën e mbikëqyrjes së fëmijëve Valon dhe Miradije Berishës nga fshati Balloc i Komunës së Podujevës.

Për shkak të dhunës ndaj fëmijëve dhe kushteve jo të mira ekonomike, kjo qendër ka vendosur që tre fëmijët e familjes Berisha t`i dërgoi në strehimore.

Zyrtarë i Shërbimeve Sociale në këtë komunë ka treguar për IndeksOnline se gjatë vizitave që janë bërë në këtë fëmijë është vërejtur neglizhenca ndaj fëmijëve.

Paraprakisht rasti ka qenë si rast i raportuar si rast i dhunë në familje për disa herë. Pas një vizite që ju ka bërë bashkë me Policinë, konstatimi i Qendrës për Punë Sociale ka qenë që fëmijët janë skajshëm të neglizhuar dhe si shkak i neglizhencës, është marr vendim që fëmijët përkohësisht të kalojnë në strehimore nën mbrojte. Fëmijët janë tërheq, janë në strehimore. Gjykatës ju ka bërë propozim padia për marrjes së drejtës prindërore të përkohshme. Është vendimi i gjykatës ai që e përcakton a duhet të ju merren më gjatë fëmijët apo jo”, ka thënë Potoku.

Ndërsa, Valon Berisha, është ankuar se fëmijët i janë marr me dhunë nga policia.

Me dhunë mi kanë marrë fëmijët, djalin me kanë shti me shënuar 9 muaj ma të vjetër veç se për me marrë. Ata kryesorët na kanë bërë dhunë edhe sa herë të shkojmë për me shkuar me i pa fëmijën nuk e thirrin tjetra patrulla po të njëjtën polici që kanë korrupsionin, që kanë dhunën ndaj neve”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme