“Familja po lëndohet”: Koci e konfirmon sërish që nëna e Faton Hajrizit e ka identifikuar trupin e pajetë
Avokati Arianit Koci e ka konfirmuar sërish se nëna e Faton Hajrizit, e ka konfirmuar se trupi është i djalit të saj.
Koci ka shkruar se spekulimet dhe intepretimet po e lëndojnë familjen.
Postimi:
Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim - kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën! Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë. Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit.