Familja kërkon përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga hetimet për vdekjen e Astrit Deharit - NACIONALE

Familja kërkon përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Familja Dehari në një konferencë për media, kanë bërë të ditur kërkesën në lidhje me përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i dekjes së Astrit Deharit.

Nëna e Astrit Deharit, Xhemilja, tha se prokurori Shefkiu nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e familjes.

“Kemi bërë kërkesën për largimin e prokurorit Afrim Shefkiu. Puna e tij na ka detyruar të bëjmë këtë kërkesë. Që 4 vjet asnjë fjalë nuk e kemi prej tij. Kemi shkuar kemi biseduar nuk na ka dhënë asnjë sqarim. Po të ish vra Astriti në shtëpinë tonë, kisha dalë vet me tregu”, ka thënë Xhemile Dehari, raporton Nacionale.

E babai i Astritit, Avni Dehari tha se procesi gjyqësor në rastin e Astrit Deharit, është manipuluar tej mase.

“Që nga fillimi ky proces është manipuluar dhe është keqpërdorur shumë, për këtë arsye jemi detyruar të kërkojmë ekspertë të jashtëm. Duke parë që çdo gjë po fshihet, po keqpërdoret e morëm një hap të tillë. Më 12 prill, në vend që të na dërgojnë neve raportin shtesë, ia kanë dërguar avokatit dhe kanë nxjerr në media dy pika të raportit. Në vend që të merret prokurori Afrim Shefkiu me cështjen, ai është marrë me media”, tha Avni Dehari.

Lajme të ngjashme