Familja kërkon ndihmë për Arianit Robellin, po lufton me një formë agresive të limfomës
Arianit Robelli, 29 vjeç, prej muajsh po lufton me një formë shumë të rrallë dhe agresive të limfomës, NK/T-cell lymphoma.
Rrugëtimi i tij me sëmundjen ka filluar më 18 shkurt 2026, duke u trajtuar në klinika të ndryshme në QKUK, por pa arritur në një diagnozë përfundimtare. Më pas, trajtimi vazhdoi në Koç University Hospital në Stamboll, ku u përcaktua përfundimisht diagnoza, kreu disa cikle të kimioterapisë, iu nënshtrua një operacioni të papritur në mushkëri dhe ku tani po kalon procesin e transplantit alogjen të palcës së eshtrave.
Deri më tani, për trajtimin e tij janë shpenzuar rreth 180,000 euro, të përballuara falë familjes dhe mbështetjes së jashtëzakonshme të miqve, shoqërisë dhe shumë njerëzve që na kanë ndihmuar. Për këtë do të jemi gjithmonë mirënjohës.
Tash, familja ka hapur një fushatë në GoFundMe për mbledhjen e mjeteve për pjesën tjetër të shpenzimeve të transplantit, trajtimit, kontrolleve dhe rikuperimit.
Detajet më poshtë: