Familja e Faton Hajrizit nesër dorëzon padi ndaj Besnik Bislimit, Kurtit, Haxhiut
Familja e Faton Hajrizit nesër do të dorëzojë padi e kallëzim penal ndaj deklaratave të zvkryeministrit Besnik Bislimi, kryeministrit Kurti e ministres Albulena Haxhiu.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Gent Gjini.
“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini.