Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, 23 komuna ende s’kanë marrë vendim
Dje Komuna e Prishtinës dje miratoi në Asamblenë komunale faljen e tatimit në pronë prej 75 eurosh. Por shumcia e komunave, më saktësisht 23 komuna të Kosovës ende nuk kanë vendosur për një gjë të tillë.
Në një përgjigje për Ekonomia Online, Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi se edhe 23 komuna ende nuk kanë marrë një vendim për faljen e borxhit të tatimit në vlerë prej 100 eurosh, ashtu siç parashihet me ligj.
“Deri në momentin që po flasim, janë 23 komuna të cilat nuk kanë marrë vendim apo nuk e kanë shqyrtuar çështjen e faljes së Tatimit në Pronë. Pra janë 23 komuna dhe dy të tjera janë në proces gjatë ditës së sotme e kanë çështjen e faljes së Tatimit në Pronë në vlerë deri në 100 euro. Po shihet që shumica e komunave nuk kanë hyrë në këtë proces, duke marrë parasysh se buxhetet e tyre komunale do të dëmtoheshin me qindra mijëra euro dhe në total i bie me miliona euro” – deklaroi Ibrahimi.