Fabrika e municionit, analisti: Kosova s`duhet të bije në kurthin e Serbisë, të fokusohemi në teknologji - NACIONALE

Fabrika e municionit, analisti: Kosova s`duhet të bije në kurthin e Serbisë, të fokusohemi në teknologji

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin për nisjen e procedurave për ndërtimin e fabrikës se municionit.

Ai ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës duhet ta kuptojë se në këtë fushë nuk mund të garojë me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova duhet të fokusohet në teknologji.

“Qeveria e të gjithë duhet me kuptu që Kosova nuk mundet me garu me Serbinë me municion, nacionalizëm dhe luftëra. Kjo është një fushëbetejë dhe platformë e tyre ku gjasat ata me fitu janë gjithmonë të larta. Përatë Kosova, nuk duhet me ra në këtë mendësi dhe kurth, duhet me ndru paradigmën në rajon dhe me u fokusu në ekonomi, teknologji, AI, dije.. dhe luftën, municione me i bë mu duk qesharake. Qeveria dhe shumica e partive politike po bien në kurthin e nacionalizmit të regjimit në Beograd, në vend se me punu me ndërtu një të armdhme ndryshe. Apo nuk po dijnë më shumë, më mirë?”, ka shkruar ai.

Sipas tij, vendimi për fillimin e këtyre procedurave po merret në kohë fushate.

“Për me prodhu municion apo dicka tjetër nuk mjafton me nxjer një vendim qeveritar në kohë zgjedhjesh. Mbi të gjitha të nevojitet një ekosistem dhe infrastrukturë e mirë e dije, resurse, për sektorin ku dëshiron me investu (që ju nuk po investoni!). Të nevojitet një treg pune i përshatshëm, universitete të mira dhe industri vibrante në përgjithësi, që me pas sukses. Të nevojiten investime ne research and development.. plotë gjëra me rëndësi.. Dëshira nuk mjafton asnjëherë më realizu një qëllim, është pikënisje vetëm. E nëse sektori privat nuk po arrinë me pas sukses (shif bilancin tregtar për me kuptu konkurrencshmërin e ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës), atëherë qeveria e sektori publik as me u afru nuk mundet. Mos të harrojmë që Kosova e ka NATO dhe KFOR dhe kjo është një përparësi e mirë që nuk po shfrytëzohet sa duhet që me i forcu pjesët tjera ku Kosova kishte me qenë e fortë. Normal që duhesh me u përgatitë për të gjitha skenarët, përfshi edhe luftën e mbrojtjen, por aktualisht, Kosova duhet me i gjetë përparësitë dhe potencialin e saj karshi një mendësi të shek XIX të regjimit në Beograd dhe me ndërtu një të ardhme në baza tjera”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme