Evropa mund t’ia dalë me Ukrainën pa ndihmën ushtarake të ShBA-së, sipas ish-zv.ministrit ukrainas - NACIONALE

Evropa mund t’ia dalë me Ukrainën pa ndihmën ushtarake të ShBA-së, sipas ish-zv.ministrit ukrainas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Volodymyr Harvylov, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes i Ukrainës, ka këmbëngulur se Evropa mund ta plotësojë boshllëkun e ndihmave ushtarake që e ka lënë ShBA-ja me vendimin e saj për pezullimin e asistencës për Kievin.

Harvylov-i, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes i Ukrainës më 2022 e 2023, thotë se Evropa është “në ngritje” dhe mund ta furnizojë Ukrainën me “armë dhe me shumicën e nevojave të përditshme”, raporton televizioni BBC.

“Evropa do të jetë e aftë për ta mbështetur Ukrainën në vend të Shteteve të Bashkuara” – tha ish-zyrtari ukrainas në Radio BBC 4.

Ai thekson se Ukrainë është “shumë mirënjohëse” për ndihmat amerikane që i ka marrë gjatë periudhës 2022 – 2024 dhe se komunikimi me administratën e Trumpit do të vazhdojë “në të gjitha nivelet”.

Më tej, Harvylov-i tha se Ukraina do të diskutojë me aleatët e saj evropianë për atë se si të sigurohen “sistemet e sofistikuara”, të cilat tani për tani vetëm ShBA-ja mund t’i dhurojë.

Lajme të ngjashme