Eurogol nga Meriton Korenica, Ballkani kalon në epërsi ndaj Shkupit
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Shkupit falë një eurogoli të sulmuesit Meriton Korenica.
Pas një aksioni të shpejtë, Korenca ka realizuar një eurogol nga distanca për t'i dhënë avantazhin "Xhebrailave" për herë të parë në këtë sfidë.
Goditja e Korenicës ishte e shkëlqyeshme duke e lënë të shtangur portierin e skuadrës nga Maqedonia e Veriut.