Eskalon situata, përplasje fyt për fyti mes Verrattit dhe Bares - NACIONALE

Eskalon situata, përplasje fyt për fyti mes Verrattit dhe Bares

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një moment aspak miqësor ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë.

Zhvillohej minuta e 60-të e lojës kur Verratti humbi nervat dhe kapi për fyti mesfushorin shqiptar, Bare.

Ky i fundit nuk u kursye, duke u munduar t’i kundërpërgjigjej në të njëjtën monedhë. Ky acarim mes të dyve zgjati për më shumë se gjysmë minuti.

Gjyqtari i ndeshjes, Nuza, si dhe lojtarët tjerë të dy ekipeve, bënë maksimumin që t’i ulnin gjakërat.

Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonë të verdhë për sjellje josportive në fushë.

Lajme të ngjashme