Eskalon imagjinata e Gjuriqit, thotë se shtëpia e Xhafer Devës u ndriçua “me ngjyrat e Rajhut të Tretë”
Propagandë përmes fantazisë së shfrenuar ka bërë Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, referuar shtëpisë së renovuar të Xhafer Devës, dhe e cila u ndriçua me ledë me ngjyrë të kuqe, duke e interpretuar si “ngjyrë e Rajhut të Tretë”.
“Shtëpia e rinovuar së fundmi...e Xhafer Devës...në pjesën jugore të Mitrovicës është ndriçuar...në ngjyrën e flamurit të Rajhut të Tretë”, ka shkruar Gjuriqi.
“Glorifikimi i bashkëpunëtorëve dhe bashkëkryetarëve të nazistëve nuk duhet të jetë askund i pranueshëm shoqërisht, as në Kosovë...Dënoj fuqishëm revizionizmin historik skandaloz të qeverisë së Albin Kurtit, i cili e mundësoi dhe organizoi këtë”, ka shkruar Gjuriqi.